‘Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër më shumë nga se mendohej’, OBSH po rivlerëson rëndësinë e mbajtjes së maskave pas studimit të fundit

A duhet të mbajmë maska në fytyrë për të ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri?

Pyetja shumë e diskutuar do të vlerësohet nga një panel i këshilltarëve të Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), e cila deri më tani kakëshilluar kundër përdorimit të maskave për të gjithë, raporton BBC.

Vlerësimi merr shkas nga një studim i ri në SH.B.A. që zbuloi se nga të kolliturit, lwngjet qw dalin nga goja mund të arrijnë në distancën deri në 6 metra, ndërsa ato nga teshtimat deri në 8 metra.

Studimi i ri konkludon se nga  kollitjet dhe teshtimat mund të përhapen lëngje më shumë se mendohej më pare.

Kryetari i panelit të OBSH, Prof David Heymann, i tha BBC se hulumtimi i ri mund të çojë në një ndryshim të këshillave për maska, që OBSH ka dhënë deri më tani.

Heymann shpjegoi: “OBSH po hap diskutimin përsëri duke parë provat e reja, për të parë nëse duhet të ketë një ndryshim në mënyrën se si rekomandohen maskat.”

Cila është këshillat aktuale që jep OBSH?

OBSH rekomandon mbajtjen e një distancë prej të paktën 1 milion nga kushdo që kollitet ose teshtin, për të shmangur rrezikun e infeksionit.

Organizata rithekson se njerëzit që janë të sëmurë dhe tregojnë simptoma duhet të mbajnë maska.

Ndërsa për njerëzit e shëndetshëm, këshillon të mbajnë maska vetëm nëse kujdesen për të tjerët që dyshohen se janë të infektuar ose nëse ata vetë kolliten ose teshtijnë.

Përshtatur nga BBC