Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, ndërron jetë mjeku që paralajmëroi i pari për rrezikun

Koronavirusi, ndërron jetë mjeku që paralajmëroi i pari

Një mjek kinez, cili paralajmëroi për shpërthimin e koronavirusit përpara se të prekej vetë, ka ndërruar jetë në spital.

CNN raporton se doktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës nga një pacient i tij. Doktori Li Wenliang, mjek në spitalin qendror të Wuhan-it, vdiq sot pasi konfirmoi në rrjetin e tij social se ishte infektuar me këtë virus.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus, një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.

Kujtojmë se bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kinë është 564 persona. Virusi kinez ka infektuar më shumë se 25,000 njerëz në të gjithë botën.

Burimi: CNN

Të fundit