Flash News

KRYESORE

Koronavirusi në Itali, bie sërish nën 300 numri i viktimave

Koronavirusi në Itali, bie sërish nën 300 numri i viktimave

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus dhe numrit të personave që kanë humbur jetën. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, njoftohet se numri i viktimave në total ka shkuar në 28236, që do të thotë janë 269 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 1965 duke e çuar në 207428 numrin total të të infektuarve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 78249, ndërsa 1578 janë në gjendje kritike.

Autoritetet theksojnë se vijon ulja e numrit të personave të shtruar në spitale dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ansa.it

Të fundit