Flash News

KRYESORE

Koronavirusi në Kinë, sot 11 raste të reja; vetëm 4 në Wuhan

Koronavirusi në Kinë, sot 11 raste të reja; vetëm 4 në

Tashme koronavirusi ka epiqendër Europën, ndërkohë nga Kina - ku edhe nisi ky virus - ka lajme të mira. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave të përditësuara nga rastet e reja të raportuara vetëm 4 janë regjistruar në Wuhan, aty ku edhe nisi epidemia.  Pasi Kina ka mbyllur spitalet e ngritura për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, është ofruar që të ndihmojë Italinë, shtet i cili është më i prekuri pas Kinës.

Dy ditë më parë, një ekip me 9 infermierë dhe mjekë nga Kina zbarkoi në Itali me 30 ton pajisje mjekësorë, me anë të një fluturimi direkt nga Shangai për në Romë. Në këtë pako ndihme, përfshihen pajisje respiratore si dhe maska, për të cilat Italia ka tepër nevojë, pasi ka mangësi të theksuara.

Të fundit