Koronavirusi në Shqipëri, Çomo: Duhet ndryshuar mënyra e jetesës

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, e ftuar në emisionin ‘Open’ tha se koronavirusi është ndër sëmundjet më të rënda që ka parë në vitet e punës.

Çomo tregoi se nuk ka menduar kurrë se COVID-19 po largohej nga Shqipëria.

Sipas saj qytetarët duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.

“Unë jam pro hapjes dhe se anëtare e komitetit teknik, kam qenë pro mbylljes e pro hapjes, por e mirë kontrolluar dhe mirë menaxhuar nga popullata. Hapja është një gjë  e domosdoshme, por nuk do të thotë që ti të fitosh lirinë dhe liria jote të cenojë shëndetin e shumë të tjerëve.

Kjo po ndodh tani. Duhet ndryshuar mënyra e jetesës. Kjo është sëmundja më e tmerrshme që kam parë në të gjithë historinë  e punës sime. Sëmundje e frikshme që ka shumë të papritura dhe ti kujton se sot e ke vënë gjithçka në vijë dhe pas një orë ka ndryshuar çdo gjë. Është e tmerrshme në shenjat klinike, në përhapjen, në komplikacionet që jep, në vuajtjet që ka një person dhe për shkakun e fatalitetit që ka sëmundja në raport me të tjerat”, tha Çomo.