Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Koronavirusi nga Kina, Manastirliu urdhëron marrjen e masave dhe zbatimin e planeve të emergjencës
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka urdhëruar marrjen e masave të para nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë.
Sipas një njoftimi për mediat, ministria sqaron po ashtu se këto masa po merren edhe pse Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për tu prekur.
“Në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e transmetimit nga njeriu tek njeriu.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.
Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.
Sipas urdhrit strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.