Flash News

KRYESORE

Koronavirusi prek edhe institucionet e BE-së, konfirmohen dy zyrtarë të infektuar

Koronavirusi prek edhe institucionet e BE-së, konfirmohen dy zyrtarë

Koronavirusi ka prekur edhe institucionet e Bashkimit Evropian.

Sot u konfirmuan dy raste të prekura nga COVID-19 nga autoritetet në Bruksel; një rast i një zyrtari në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes dhe një tjetër në Këshillin e Bashkimit Evropian, raporton Politico.

Sipas një deklarate të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, një anëtar i stafit rezultoi pozitiv dhe aktualisht është në shtëpi në izolim që nga e shtuna, ditë kur ju shfaqën simptomat.

Personi në fjalë ka pasur simptoma shumë të lehta dhe nuk është kthyer në Agjencinë Europiane që nga ajo ditë.

Po ashtu aportohet se zyrtari ishte kthyer në Bruksel pas një misioni në Itali.

Agjensia Europiane raportoi se "kishte njoftuar anëtarët e stafit që ishin në kontakt të ngushtë me kolegun në fjalë, katër ditë para shfaqjes së simptomave" dhe u tha atyre "të izolohen për 14 ditë si masë paraprake".

Këshilli i Bashkimit Evropian, nga ana tjetër raportoi që një nga anëtarët e stafit kishte rezultuar pozitivisht ndaj coronavirusit, por ishte zotuar që të mos anulonte takimet.

Burimi: Politico.eu

Të fundit