Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Reagon ambasada e SHBA: Ashtu siç Rama, Basha dhe Meta ranë dakord duhet qetësi

Koronavirusi/ Reagon ambasada e SHBA: Ashtu siç Rama, Basha dhe Meta

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për situatën që po kalon Shqipëria në lidhje me koronavirusin e ri.

Nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale ambasada e SHBA-ve në deklaron se është koha për veprime të qeta dhe praktike nga publiku duke marrë si shembull dakordësinë me Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”, deklaron ambasada e SHBA.

 

Të fundit