Flash News

KRYESORE

Koronavirusi shënon viktimën e parë në SHBA, thellohet bilanci në Itali

Koronavirusi shënon viktimën e parë në SHBA, thellohet

1049 është numri i personave që deri tani rezultojnë pozitivë nga koronavirusi në Itali.

Kësaj shifre i shtohen edhe 29 persona që kanë humbur jetën dhe 50 të shëruar në të gjitha Italinë, sikurse njofton “Ansa”.

Shkollat në Lombardi, Veneto dhe Emilia-Romanja do të qëndrojnë të mbyllura deri në tetë mars.

Edhe SHBA shënon viktimën e parë nga koronavirusi, sikurse bën me dije “Reuters” duke cituar një funksionar të Uashingtonit.

Bëhet fjalë për një person pranë Siatëll, ndërsa presidenti Trump tha se viktima është një grua 50 vjeçare.

Ndërkohë në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha se pacientja ishte e sëmurë dhe risku për të vdekur pas infektimit ishte i lartë.

Të fundit