Koronavirusi ‘shpëton’ nga burgu ish-kreun e ALUIZNI-t në Durrës, gjykata e vendos në ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish- drejtorin e ALUIZNIT, Flamur Gjuzi.

Ndaj Gjuzit rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre. Ai ishte shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës.

Gjuzi është vetëdorëzuar në polici në kohën kur pandemia e koronavirusit po arrin kulmin, ndaj dhe si masë u vendos arresti në shtëpi. Dorëzimi i tij erdhi pas 6 muajsh kërkimi.

Në vitin 2017 Gjuzi ka qenë edhe kandidat për deputet i LSI-së për Durrësin.