Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Thaçi nënshkruan dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në twitter ai njofton se dekreti është nënshkruar pas  takimit të sotëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës.”

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, shkruan Thaçi në Twitter.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se këtë propozim Thaçi e dha dje, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Por nga ana e saj qeveria e quajti masën të panevojshme.

Për të hyrë në fuqi ky dekret duhet që të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të fundit