Flash News

KRYESORE

Koronavirusi vret ekonominë, te Bayern kursejnë 70 mln euro me ulje rrogash

Koronavirusi vret ekonominë, te Bayern kursejnë 70 mln euro me ulje

Bayern Munchen ka kërkuar ndihmë nga lojtarët dhe punonjësit e klubit në këto ditë të vështira që po kalon e gjithë bota. Klubi u ka bërë të ditur të gjithëve, se do të ishte e mira që pagat të uleshin me 20%, meqë bavarezët për një periudhë kohore nuk arkëtojnë dot fitime.

Të gjithë në "Allianz Arena" e kanë mirëkuptuar kërkesën e drejtuesve dhe kanë pranuar uljen. Nëse vjet Bayern ka shpenzuar 336.2 milionë euro për rrogat gjatë një viti, i bie që klubi ka kursyer gjithsej 70 mln euro. Më saktë, shpëtuar, sepse do të ishin pjesë e humbjes financiare gjatë periudhës pa ndeshje.

Një gjest të tillë kanë bërë edhe lojtarët e Borussia Dortmund-it, duke treguar se në kohë të vështira të gjithë janë bashkë dhe mendojnë për shtëpinë e madhe që i bashkon.

Të fundit