Flash News

KRYESORE

Korowai fisi misterioz që jetojnë majë pemëve...

Korowai fisi misterioz që jetojnë majë pemëve...

Diku në Guinean e Re ndodhet një fis misterioz i quajtur Korowai i Papuas juglindore. Mësohet se deri në vitin 1970, ky fis nuk ishin në dijeni të ekzistencës së ndonjë populli tjetër në tokë.

Mediat e huaja raportojnë që ky fis është i njohur kryesisht për “banesat” e tyre majë pemëve, ato janë të dallueshme që ngrihen mbi xhungël, të dizajnuara fillimisht për të shmangur sulmet e klaneve rivale që synojnë kapjen e njerëzve për skllavëri ose  kanibalizëm.

Fisi Koroëai i përmbahet traditës së vjetër, miteve, rrëfimeve popullore, dhe besojnë se paraardhësit e tyre të vdekur mund të kthehen në vendin e të gjallëve në çdo kohë. Ata janë thuajse të zhveshur, hanë fruta, insekte dhe kafshë që i sigurojnë nga gjuetia, ndërkohë që mbrohen me heshta dhe harqe si para qindra vitesh.

Fotografitë e fisit i cili mendohet se ka rreth 3 mijë anëtarë janë bërë nga fotografja Eric Baçega, pasi vizitës që i bëri këtij fisi. Kontakti i parë i dokumentuar me botën perëndimore ishte kur një grup shkencëtarësh u takua me anëtarët e një klani, në mars të vitit 1974.

E në maj të vitit 2006, udhërrëfyesi dhe reporteri Paul Raffaele udhëhoqi një ekuipazh televiziv australian për të takuar këtë fis. Në një artikull për Smithsonian, Raffaele tha: “Korowai janë ndër shumë pak fise që besohet të hanë mish njerëzor”.

“Shumica e Korowai ende jetojnë me njohuri të pakta të botës përtej vendit të tyre. Disa thonë se vrasin dhe hanë shtrigat mashkullore që ata i quajnë “khakhua”. Antropologët dyshojnë se kanibalizmi nuk praktikohet më nga klanet Korowai. 

Të fundit