Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervistoi: Maite Rico/ El Pais
Laureati i Nobelit, përveçse shkruan fiksion, lufton palodhshëm për liritë civile. Në librin e ri, “Thirrja e fisit”, ai promovon mendimin liberal dhe nderon shtatë autorë që mbrojnë liritë civile. Kemi folur me të për liberalizimin, verbërinë intelektuale dhe rreziqet me të cilat po përballet sot demokracia.
Mario Vargas Llosa është në formë të mirë. Laureati peruan i Nobelit qeshet lehtas ndërsa shtjellon teoritë e tij për lirinë dhe individin dhe flet për librin e ri “La lamada de la tribu” (“Thirrja e fisit”), ku argumenton në favor të mendimit liberal, duke iu referuar shtatë autorëve të njohur dhe me ndikim: Adam Smith, Jose Ortega y Gasset, Friedrich von Hayek, Karl Popper, Raymond Aron, Isaiah Berlin dhe Jean-François Revel.
Këta burra i përkasin një shkolle mendimi që beson në individin si qenie autonome dhe e përgjegjshme, dhe në lirinë si vlera supreme. Ata mbrojnë demokracinë dhe ndarjen e pushteteve si sistemi më i mirë i mundshëm për t’i ujdisur vlerat kundërthënëse të shoqërisë. Ata mishërojnë doktrinën që refuzon “frymën tribale” që historikisht i ka dhënë zemër fashizmit, komunizmit, nacionalizmit dhe fanatizmit fetar. “Thirrja e fisit” është edhe autobiografi intelektuale që e çon lexuesin prej fillimeve esencialiste dhe marksiste të Vargas Llosës deri te mbështetja e tij për liberalizmin.
El Pais: Pse po sulmohet kaq shumë mendimi liberal?
Llosa: Është shënjestruar prej ideologjive që janë armike të lirisë dhe që justifikueshëm e konsiderojnë liberalizmin armikun më këmbëngulës. Dhe, këtë kam dashur ta shtjelloj në libër. Fashizmi dhe komunizmi kanë sulmuar fuqishëm liberalizmin, duke e lidhur dhe krahasuar keq, kryesisht me konservatorizmin. Në fillesat e veta, liberalizmi ishte rrethuar kryesisht prej të djathtës. Ishte sulmuar prej gjuhës papale- kishte sulme të klerit kishtar gjithkund kundër një doktrine që konsiderohej armike e religjionit dhe vlerave morale. Mendoj se këto hasmëri përcaktojnë lidhjen e ngushtë që ekziston ndërmjet liberalizimit dhe demokracisë. Demokracia ka çarë përpara dhe të drejtat e njeriut janë njohur kryesisht falë mendimtarëve liberalë.
El Pais: Kur flasim për nacionalizmin, Ortega y Gasset ka folur shumë për rreziqet e nacionalizmit në “Vendi bask dhe Katalonja”. Pse liberalët refuzojnë nacionalizmin?
Llosa: Sepse nuk përputhet me lirinë. Mjafton t’ia gërvishtni sipërfaqen për ta parë se nacionalizmi përfshin njëfarë racizmi. Nëse besoni se t’i përkasësh një shteti a kombi të caktuar, race a religjioni të caktuar, është vlerë në vetvete, atëherë ju besoni se jeni superior ndaj të tjerëve. Dhe racizmi shpie pashmangshëm drejt dhunës dhe shtypjes së lirisë. Kjo është arsyeja pse liberalizmi, nga koha e Adam Smith-it, ka shquar këtë soj kolektivizmi në nacionalizëm- refuzimin e arsyes për një akt besimi.
El Pais: Po populizmi, ringjallja e nacionalizmit, Brexit-i... a po rilind tribalizmi?
Llosa: Ka një prirje që nuk shkon me atë çfarë unë e konsideroj të jetë zhvillimi më përparimtar i kohës sonë- formimi i entiteteve të mëdha që ngadalë po heqin qafe kufijtë dhe po inkorporojnë gjuhët, zakonet dhe bindjet e ndryshme, sikurse po ndodh në Europë. Ky zhvillim nxit shumë pasiguri dhe paqartësi, dhe joshje të madhe për rikthim kah fisi, kah shoqëria e vogël homogjene që asnjëherë nuk ka ekzistuar, ku gjithsecili është i njëjtë, ku të gjithë kanë bindje të njëjta dhe flasin gjuhë të njëjtë. Është mit që gjeneron siguri të madhe dhe që shpjegon revoltat, si Brexit-i, nacionalizmi katalan ose soji i nacionalizmit që bën kërdi brenda demokracive, siç po ndodh në Poloni, Hungari, madje edhe në Holandë. Nacionalizmi është i pranishëm, por kam përshtypjen se, siç po ndodh në Katalonjë, është pakicë, dhe se fuqia e institucioneve demokratike do ta minojnë ngadalshëm deri në shkallën e përmbysjes. Jam goxha optimist në këtë pikë.
El Pais: Kapërcimi juaj prej marksizmit në liberalizëm është i pazakonshëm. Në fakt, është i njëjti shteg që kanë rrahur disa prej autorëve që i analizoni, si Popper-i, Aron-i dhe Reveli.
Llosa: Brezi im në Amerikën Latine çoi arsyeshëm krye në një kontinent të pabarazive përbindëshe dhe diktaturave ushtarake, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për një riosh lationo-amerikan, disi të shqetësuar, ishte e vështirë ta refuzoje këtë karikaturë të demokracisë. Doja të bëhesha komunist. Mendoja se komunizmi përfaqësonte antitezën e diktaturës ushtarake, e korrupsionit dhe, para së gjithash, antitezën e pabarazisë. E nisa në Universitetin Kombëtar të San Marcos me idenë se atje do të kishte komunistë me të cilët mund të përzihesha. Dhe aty i gjeta. Por, komunizmi në Amerikën Latine ishte stalinizëm i pastër, me parti që i nënshtroheshin Kominternit në Moskë. Isha militant vetëm vitin e parë, pastaj vazhdova të isha një socialist me njëfarë fryme më të relaksuar, një qëndrim i fuqizuar prej revolucionit kuban, që në fillim dukej socializëm ndryshe, më pak dogmatik për nga stili. Isha entuziast. Në vitet shtatëdhjetë shkova pesë herë në Kubë. Por, ngadalë, nisa t’i hiqja qafe iluzionet, sidomos pas krijimit të UMAP-it – Njësiteve Ushtarake për Ndihmë Prodhimit. Bastiseshin të rinjtë që i njihja. Ishte traumatike. Dhe mbaj mend se i shkrova një letër private Fidel Castros, ku i shprehja pakënaqësinë dhe e pyesja se si Kuba, që dukej se kishte një socializëm tolerant dhe të hapur për nga stili, mund t’i fuste “krimbat” dhe homoseksualët në kampe përqëndrimi krah për krah me kriminelët. Fideli më ftoi mua dhe një numër intelektualësh që të flisnim me të. E kaluam tërë natën, 12 orë, prej tetë të darkës deri në tetë të mëngjesit, në fakt duke dëgjuar atë teksa fliste. Ishte diçka mbresëlënëse, por jo bindëse. Prej asaj dite, nisa të hidhja dyshime.Thyerja e madhe erdhi përfundimisht me 'rastin Padilla', kur shkrimtari Heberto Padilla, burgosur më 1971, u detyrua ta poshtëronte veten publikisht, duke shënuar fundin e një raporti idilik ndërmjet intelektualëve të rëndësishëm dhe regjimit kuban. Kalova nëpër një proces të gjatë dhe të vështirë, përqafova demokracinë dhe lëvizja ngadalë drejt doktrinës liberale – isha mjaft me fat që jetova në Britani gjatë viteve të Margaret Thatcher-it.
El Pais: Portreti që i pikturoni Margaret Thatcher-it si grua e guximshme dhe e kulturuar, grua e bindjeve të thella liberale, është në kundërshtim të madh me imazhin që ne këtu e kemi për të.
Llosa: Ky është një shtrembërim absolutisht i padrejtë. Kur mbërrita në Angli, ishte vend dekadent – një vend me liri, por karakteri i të cilit po digjej ngadalshëm prej nacionalizmit ekonomik të Partisë Laburiste. Revolucioni i Margaret Thatcher-it zgjoi Britaninë. Ato ishin kohë të vështira; duke i dhënë fund strofullës së sindikatave tregtare, duke krijuar shoqëri kompetente të tregut të lirë dhe duke mbrojtur demokracinë me bindje, njëherësh duke u përballur me socializmin, Kinën, Bashkimin Sovjetik - diktaturat më të vrazhda në histori. Ato ishin vendimtare për mua, sepse nisa ta lexoja Hayeck-un dhe Popper-in, dy autorët e cituar nga Thatcher-i. Ajo tha se “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” ishte një libër qenësor për shekullin njëzet. Kontributi i Thatcher-it dhe Ronald Reagan-it për kulturën e lirisë, prishjen e Bashkimit Sovjetik – sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë kultura demokratike - është realitet që, fatkeqësisht, është portretizuar keq në median e ndikuar prej një fushate të së majtës, arritjet e së cilës janë të vogla.
El Pais: Dhe cila është tani sfida më e madhe për demokracinë perëndimore?
Llosa: Armiku më i madh i saj tani është populizmi. Askush me mendje të shëndoshë nuk e dëshiron për vendin e vet modelin e Koresë Veriore ose Venezuelës. Marksizmi është tashmë në periferi të jetës politike, por kështu nuk mund të thuhet për populizmin, që shkatërron demokracitë nga brenda. Shumë më i drejtpërdrejtë se një ideologji, populizmi është tendencë para së cilës mund të ekspozohen demokracitë e brishta.
El Pais: Kriza bankare e vitit 2008, ajo që përshkallëzoi pabarazinë, ka ringjallur kritikat kundër doktrinës liberale, duke iu referuar shpesh edhe si neoliberalizëm.
Llosa: Nuk di çka është kjo gjë që ata e quajnë neoliberalizëm. Është njëfarë mënyre e shtrembërimit të liberalizmit dhe e paraqitjes së tij si formë e pashpirt e kapitalizmit. Liberalizmi nuk është dogmatik, nuk e ka përgjigjen për gjithçka. Është zhvilluar që prej kohës së Adam Smith-it deri tani, meqë edhe shoqëria po bëhet përherë e më e ndërlikuar. Sot ka padrejtësi, si diskriminimi kundër grave, që në të kaluarën as që ishte përmendur.
El Pais: Ndryshimi kryesor ndërmjet niveleve të liberalizmit është roli i shtetit.
Llosa: Po. Liberalët duan një shtet efektiv, por jo asi që përzihet gjithkund; një shtet që garanton liri dhe mundësi të barabarta, sidomos në shkollim dhe në aspektin e ligjit. Por, përtej këtij konsensusi, ka dallime. Isaiah Berlin thekson se liria ekonomike nuk mund të jetë e pakufizuar, sepse kjo qasje kishte bërë që fëmijët të ngujoheshin në miniera në shekullin nëntëmbëdhjetë. Hayeck, në anën tjetër, kishte njëfarë besimi të jashtëzakonshëm te tregu, saqë besonte se tregu mund t’i zgjidhë të gjitha problemet nëse do t’i liheshin duart krejtësisht të lira. Berlin-i ishte më realist. Ai besonte, në fakt, se tregu ishte ai që solli përparim ekonomik, por nëse përparimi nënkupton krijim të pabarazisë kaq të madhe, atëherë ai rrezikon thelbin e demokracisë. Njëherësh, Adam Smith, i cili konsiderohet babai i liberalizmit, ishte shumë fleksibël. Afërmendsh se ka çarje të liberalizmit. Ta zëmë, ka ekonomistë që janë krejtësisht mendjengushtë, të bindur se vetëm reforma ekonomike mund të sjellë liri të pashmangshme. Nuk pajtohem. Ma ha mendja se idetë janë më të rëndësishme se reforma ekonomike. Por nëse i kthehemi shtrembërimit ose hileve të gjuhës, përdorimi i etiketimit “progresiv” është shumë i rëndësishëm; në Spanjë është përdorur për t’i përshkruar forcat që mbrojnë diktaturat në Kubë dhe Venezuelë. Besoj se, fatkeqësisht, ky është kontribut i intelektualëve të shtrembërimit të gjuhës. Ata e kanë injektuar me prestigj marksizmin dhe komunizmin, siç ishte vepruar më parë me nazizmin dhe fashizmin. Qorrazi, mungonte bukuria, përsosmëria dhe koherenca e ideologjive të mëdha. Dhe kjo verbëri nuk është e papërputhshme me inteligjencën e jashtëzakonshme. Si mund të ishte nazist, ta zëmë Heideggeri, mbase filozofi më i madh në kohën moderne? E njëjta ka ndodhur edhe me komunizmin. Joshi shkrimtarë dhe poetë të mëdhenj, që kishin përkrahur Gulagun. Sartre, filozofi më inteligjent francez i shekullit njëzet, mbështeti Revolucionin Kulturor në Kinë.
El Pais: Sartre justifikoi gjenocidet dhe mbështeti regjimet tiranike, dhe u fërkua me nazistët, derisa të tjerët, si Albert Camus, rrezikuan jetën e tyre në Rezistencë. Dhe pastaj ai mbajti leksione. Pse vazhdoni ta mbroni edhe tash?
Llosa: Paj, mirë, ai ishte pjesë thelbësore e adoleshencës sime.
El Pais: Ju e quani intelektual i madh, por ai ishte një burrë, politikat e të cilit gjithnjë janë vënë në dyshim.
Llosa: Ai nuk ishte anëtar i vërtetë i Rezistenës – madje ishte pajtuar që të zëvendësonte një mësimdhënës që ishte larguar vetëm pse ishte hebre. Ai i përkiste një pjese të Rezistencës që nuk ishte veçmas aktive dhe, ma merr mendja, se ai asnjëherë nuk e kapërceu kompleksin që ia krijoi kjo situatë, dhe tërë jetën e kaloi duke bërë përpjekje, disa prej të cilave ishin groteske, për të fituar epitete si “progresiv” dhe “përparimtar”. Ishte nevojë e madhe e kohës së tij – intelektualët donin ta kalonin testin përparimtar, sepse kjo ishte pritur prej tyre. Në Amerikën Latine në vitet gjashtëdhjetë, nëse nuk ishe intelektual majtist, thjesht nuk ishe intelektual. Ta mbyllnin gojën. Kultura kontrollohej prej të majtës që ishte shumë klanore dhe dogmatike, dhe që kishte efekt të madh nënshtrues mbi jetën kulturore. Mendoj se kjo ka ndryshuar konsiderueshëm.
El Pais: Kjo ndodhi edhe në Europë.
Llosa: Afërmendsh. Megjithëse gjatë kohës sime në Angli atje kishte intelektualë që nuk e kishin kompleksin e inferioritetit dhe që dolën hapur e luftuan, duke më ndihmuar edhe mua që të isha i çiltër me veten.
El Pais: Është çështje e ndershmërisë intelektuale.
Llosa: Elitat që mbrojtën regjimet, asnjëherë nuk do të futeshin në një thes me to... Bertrand Russell-i, ta zëmë, mbrojti kauza shumë fisnike dhe ishte person i admiruar për shumë arsye, njëherësh mbrojti gjëra të frikshme dhe lejoi veten të manipulohej nga e majta, që nuk kishte kurrfarë respekti për krijimtarinë ose idetë e tij, as që ia kishte lexuar veprat. Si mund ta shpjegoni kundërthënien? Fatkeqësisht, inteligjenca nuk është garanci e ndershmërisë intelektuale.
El Pais: A duhet ta respektojmë krijimtarinë e një maskarai?
Llosa: Jo vetëm se duhet ta respektojmë, por ajo krijimtari duhet të botohet. Nëse nisni ta gjykoni letërsinë me terma morale dhe etike, ajo jo vetëm do të shkatërrohej, por do të zhdukej krejtësisht – do ta humbiste raison d’etre e saj. Letërsia shpreh çfarë realiteti mundohet të fshehë për një mori arsyesh. Kurrgjë nuk e stimulon frymën kritike në shoqëri më mirë se Letërsia. Por, Letërsia dhe moraliteti nuk shkojnë së bashku. Janë armiq. Dhe duhet ta respektoni Letërsinë nëse besoni në liri.
El Pais: A e kërcënon korrektësia politike lirinë?
Llosa: Korrektësia politike është armiku i lirisë, sepse s’e pranon ndershmërinë dhe autenticitetin. Duhet ta sfidojmë si shtrembërim të së vërtetës.
El Pais: Së fundi, shprehja “fake news” ka marrë hov si të ishte diçka e re.
Llosa: Shprehje të reja për realitete të vjetra. Në rastin e dezinformimit dhe manipulimit, komunizmi ishte jashtëzakonisht i zgjuar për shtrembërime gjërash, duke minuar njerëzit e ndershëm dhe maskuar rrenat më të vërteta të rrejshme që zëvendësonin realitetin.
El Pais: Bashkimin Sovjetik ka qenë përherë në pritë, por tani kemi një soj të ri të përzierjes kibernetike nga Moska, që thuhet se ka prekur zgjedhjet amerikane, zgjedhjet katalane dhe fushatat zgjedhore në Meksikë dhe Kolumbi.
Llosa: Ajo çfarë po shohim është një revolucion teknologjik që më shumë po shtrembëron kursin e demokracisë sesa po e fuqizon. Është teknologjia që mund të përdoret për qëllime të ndryshme, por të cilën armiqtë e demokracisë dhe të lirisë po e përdorin për qëllimet e veta. Është një realitet më të cilin duhet të përballemi por, fatkeqësisht, unë besoj se ne kemi mjete të kufizuara për të vepruar. Bombardimi me teknologji që është përdorur për t’iu shërbyer rrenave dhe post-të vërtetave, dhe të cilat mund të bëhen, nëse nuk e përtheksojmë fenomenin, jashtëzakonisht destruktiv, duke korruptuar civilizimin, progresin dhe të vërtetën demokratike.
*Në shqip nga anglishtja: Rexhep Maloku. Përgatiti: Loneta Progni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38