Flash News

KRYESORE

Korrieri shqiptar i drogës “prek” gjykatën zvicerane, dënimi i tij i habitshëm

Korrieri shqiptar i drogës “prek” gjykatën zvicerane,

Kishin si destinacion zonën përtej tunelit Gottardo mes Italisë dhe Zvicrës 700 gramët e kokainës të kapurta në mes të korrikut në doganën e Kiasos. Korrieri, një 29-vjeçar shqiptar, u shfaq dje përpara gjykatës së Menderisios.

Gjyqtari Marco Villa e shpalli fajtor për shkelje të rëndë të ligjit federal të drogërave dhe pastrimit të parave dhe e dënoi me 20 muaj burg. Masë të cilën Gjykata, duke pranuar pendesën e thellë të shfaqur nga shqiptari, e ktheu në shërbim prove dy vjeçar. Burri, i cili nuk ka të afërm apo lidhje profesionale në Zvicër, është dëbuar për 7 vjet.

 

Të fundit