Flash News

KRYESORE

Korrigjimi i kufijve, Berisha: S’mund t’i besoj Thaçit e Vuçiç, po realizojnë idenë e Millosheviç-it

Korrigjimi i kufijve, Berisha: S’mund t’i besoj Thaçit e

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish kundër idesë së ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalimit të tij në Forumit ndërkombëtar të Crans Montana, Berisha citon presidentin serb, Aleksandër Vuçic dhe homologun e tij në Kosovë, Hashim Thaçin si dy njerëz të pabesueshëm për këtë çështje dhe se sipas tij ata nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po zbatojnë idenë e Sllobodan Millosheviç.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Ne kete vizite dy ishin mesazhet e tij kryesore.

Se pari, ai ne menyre te perseritur nga Mitrovica e Veriut deklaroi haptas per serbet dhe boten se: Serbia do te behet me e madhe!

Se dyti, ai ne viziten e tij deklaroi publikisht se Sllobodan Millosheviç, kasapi i shqiptareve te Kosoves dhe boshnjakeve dhe popujve te tjere te Ballkanit ishte nje lider i madh, nje udheheqes i mire por ai beri disa gabime. Me keto deklarata zoti Vuçiç vetem sa nuk tha haptas se Sllobodani madh mire ua beri viktimave te tij.

Une gjithashtu nuk mund ti besoj z. Vuçiç sepse ai nuk po ben asgje tjeter veçse po paraqet dhe mbron projektin e dikurshem te Sllobodan Miloisheviçit, te paraqitur me dhjetra here gjate sundimit te tij dhe me vone, per ndarjen e Kosoves, aneksimin e territorve te veriut te saj per te vazhduar me pas me republiken serbe te Bosnjes.

Se fundi, dua te shtoj se ne morine e pafundme te dokumentave dhe akteve nderkombetare mbi te cilat qendrojne republika e Kosoves por edhe ajo e Serbise, nuk ekziston as dhe nje i vetem qe te njohe se midis ketyre dy vendeve ka çeshtje territoriale qe duhen zgjidhur. Nuk ekziston asnje dokument nderkombetar qe te pohoje se Kosova ka ne territorin e saj qofte dhe nje meter katror te territorit te Serbise.

Çeshtja e territorve midis Serbise dhe Kosoves ekziston vetem ne projektin e Serbise se madhe.

Se fundmi, theksoj se kete ide te shkembimit te territoreve, korrigjimit te kufijve, perveç argateve te Beogradit ne Prishtine, qe tundin tani se fundmi flamurin e Serbise se madhe, e kundrshtojne pa perjashtim dhe ne menyre kategorike te gjitha forcat politike ne pushtet dhe ne opozite te Kosoves, qeveria, parlamenti i saj.

Ja sepse ata te dy per mua, pra Vuçiçi dhe argati i tij, jane nje dhe vetem nje. I pari po perdor te dytin per te paraqitur si te vetin projektin e Millosheviçit te Serbise se Madhe, dhe une nuk mund kurrsesi ti besoj asnjerit prej atyre.

Të fundit