Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Korrigjimi i kufijve, Presidenti Thaçi: Objektivi im është Lugina e Preshevës, jam kundër ndarjes së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në “Real Story” ka folur për temën më të rëndësishme të ditëve të fundit në Kosovë, korrigjimin e kufijve. I pyetur se nëse Kosovës i bashkohet Lugina e Preshevës, çfarë mund të sakrifikohet nga territori kosovar, Thaçi është përgjigjur se objektivi i tij është që Lugina të jetë pjesë e Kosovës, por që është kundër ndarjes së Kosovës.
“Objektivi im është që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës. Jam kundër ndarjes së Kosovës. Qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë dhe në mbështetje të arritjes së një marrëveshjeje, duke përfshirë dhe korrigjimin e kufijve”, u shpreh Presidenti.
Thaçi ka theksuar se një marrëveshje paqësore Kosovë- Serbi është e domosdoshme për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe të Serbisë.