Flash News

KRYESORE

Korrupsion me qytetarët, SHÇBA arreston efektivin e policisë

Strukturat e Drejtorisë së SHÇBA-së Tiranë arrestuan efektivin e Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet Arjan Meça. Arrestimi i efektivit të Policisë Rrugore erdhi për shkak të korrupsionit pasiv. “Ai është kapur në flagrancë duke marrë një sasi lekësh nga një drejtues mjeti”- njofton Ministria e Brendshme.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

“SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected]”- thuhet ne njoftim.

Të fundit