Flash News

KRYESORE

Korrupsioni në Hipotekën Shkodër, arrest me burg për 4 të arrestuarit

Korrupsioni në Hipotekën Shkodër, arrest me burg për 4

Gjykata e Shkallës së Parë në  Shkodër dha masën “arrest me burg” për katër të arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.

Pas hekurave u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish jurist i hipotekës dhe Sokol Tirana, Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

Të pandehurit akuzohen se shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie përmes ryshfetit prej 1 mijë euro,  ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish juristi i hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Të fundit