Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Korrupsioni për rrugën Elbasan-Gjinar, Hoxha: Çështja ka qenë gati para tre vitesh, prokurorja është penguar nga eprori i saj
Gazetari i njohur Artan Hoxha, ka folur për aksin Elbasan-Gjinar, për të cilën akuzohen 2 ish-drejtorë të ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe Andi Toma për shpërdorim detyre.
Hoxha shprehet se kjo dosje a qenë gati që para 3 vitesh, por prokurorja e çështjes është penguar nga eprori i saj. Sipas tij brenda një jave kjo çështje do të çohet për gjykim.
“Për aksin Elbasan-Gjinar,është lëvruar një fond prej 5 milionë dollarësh, ndërkohë që ende nuk është ndërtuar.
Të dy drejtorët kanë përgjegjësi pasi kanë shpenzuar paratë dhe nuk kanë kontrolluar ecurinë e punimeve.
Janë harxhuar plotësishtë fondet ndërkohë që rruga nuk është marr ende në dorëzim nga ARRSH.
Për shkak të agjentëve atmosferikë, traseja kryesore ka lëvizur dhe rruga është dëmtuar. ajo duhet të mbaronte brenda dy viteve, ndërkohë që edhe sot pas 10 viteve nuk është përfunduar. Kontrata për ndërtimin e këtij aksi është shtyrë 6 herë. Dy ish-drejtorët janë akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa biznesmenë e firmës akuzohen për vjedhje.
Prokurorja e kësaj çështje është penguar nga eprori i saj paraardhës, pasi letrat kanë qenë gati që para tre vitesh. Çështja është aq gati sa brenda një jave ajo do të niset për gjykim”, deklaroi Hoxha.