Flash News

KRYESORE

“Korrupsioni qeveritar lë të sëmurët me kancer pa ilaçe në mëshirë të fatit!”

“Korrupsioni qeveritar lë të sëmurët me kancer pa

“Korrupsioni qeveritar lë të sëmurët me kancer pa ilaçe në mëshirë të fatit!”,-ky është denoncimi i qytetarit dixhital publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Qytetari, shprehet se te onkologjiku në QSUT, ka mungesë të ilaçit që quhet HERCEPTINE. Përgjigja e vetme që pacentët marrin në lidhje me mungesën e tij është, “E ka në dorë ministria!". Sipas qytetarit, ilaçi është shumë i kushtueshëm dhe i papërballueshëm për to. 

DENONCIMI I QYTETARIT DIXHITAL:

"Pershendetje zoti Berisha! Fillimisht uroj te jeni mire me shendet. Dua te ndaj me ju nje shqetesim te madh te cilin shpresoj ta ndani ne seancen e neserme perballe qeverise. Behet fjale per mungesen e nje ilaçi te onkologjiku ne QSUT. Ilaçi quhet HERCEPTINE dhe ka shume kohe qe mungon dhe e vetmja pergjigjie qe marrim eshte: "E ka ne dore ministria!". Ilaçi kushton 500€-1000€ vetem per nje seance dhe mami im duhet ta marri 18 here. Shume te diagnostifikuar me semundje tumoriale, presin çdo dite e nuk e marrin dot kete ilaç ne spital dhe gjithashtu nuk arrijne ta blejne dot vete. Besoj shume qe do e ngrini kete problem kaq urgjent. Iu pershendes me besim e respekt!"

 

Të fundit