Flash News

KRYESORE

Kosi, disa nga arsyet pse duhet ta konsumojmë në mëngjes

Kosi, disa nga arsyet pse duhet ta konsumojmë në mëngjes

Kosi është një ushqim sa i lehtë aq edhe i shëndetshëm për organizimin. Për t'u konsumuar mund të përdoret në forma dhe mënyra të ndryshme dhe të thjeshta.

Kosi mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme. Gjithashtu mund të shoqërohet me ushqime të ëmbla ose të kripura.

Si vlera të kosit janë kaliumi, kalçiumi, magnezi, vitamina B2 dhe B12.

Mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.

Forcon kockat

Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Largon bakteret

Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarrea, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Përmirëson tretjen

Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Mbron imunitetin 

Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut

Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Infeksionet

Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Të fundit