Kosova certifikohet nga Energy Community Regulatory Board, Haradinaj: Drejt pavarësisë së plotë energjetike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT) është çertifikuar nga Energy Community Regulatory Board, dhe tash e tutje do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.

Sipas Haradinajt, çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si operator i sistemit transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia.

“Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën, stafit menaxhues të këtij mekanizmi të rëndësishëm si dhe qytetarëve të vendit”, shprehet Haradinaj.