Flash News

KRYESORE

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjejnë “paqe”, heqin pengesat doganore

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjejnë “paqe”, heqin pengesat

Marrin fund ndalesat tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës në fillim të muajit ndaloi importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut si përgjigje ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova.

“Edhe pse me një javë vonesë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës ka dorëzuar programin për zbatimin e monitorimit aktiv dhe pasiv të peshqve dhe vezëve të tyre dhe në përputhje me këtë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë e Maqedonisë së Veriut përsëri e ka vendosur Kosovën në listën e vendeve nga ku mund të importohen produkte te peshkut nga Maqedonia e Veriut, dhe me këtë edhe Kosova ka hequr ndalimin e importit të patateve dhe mjaltit në vendin tonë. Tanimë janë hequr plotësisht pengesat e krijuara nga të dy palët”, tha Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Heqja e barrierave tregtare erdhi edhe si rezultatet i presioneve të bizneseve, teksa deklaruan më herët se dy qeveritë duhet të rishqyrtojnë vendimet pasi ato ndikojnë negativisht tek aktivitetet e tyre private.

Të fundit