Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kosova dhe Maqedonia e Veriut shmangin luftën tregtare mes tyre
Nuk do të ketë luftë tregtare. Kosova dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord të pezullojnë pengesat tregtare që i kanë vënë së fundmi njëra-tjetrës, duke shmangur thellimin e krizës mes dy vendeve.
Sot në Prishtinë u takuan ministrat e tregtisë dhe ekonomisë të të dy vendeve. Ata vendosën që tarifat të hiqen deri në fund të javës.
Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, bisedoi me ministrin maqedonas të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për gjetjen e një zgjidhjeje për barrierat tregtare në mes të të dyja vendeve.
Ministri në detyrë Shala, më 16 gusht ka marrë vendim për të vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë së Veriut. Ky vendim ishte marrë pasi Maqedonia e Veriut, nga muaji qershor kishte vendosur barrierë tarifore këtyre produkteve.
Ministri maqedonas Bekteshi tha se këto barriera nuk janë vendosur vetëm për shtetin e Kosovës dhe që janë të interesuar ta gjejnë një zgjidhje dhe të vazhdojnë raportet tregtare me Republikën e Kosovës.