Flash News

KRYESORE

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re dypalëshe në mes dy vendeve, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar edhe më tej bashkëpunimit ndër-kufitar në mes dy vendeve respektive.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politikë të të dyja vendeve, pasi do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Të fundit