Flash News

KRYESORE

Kosova drejt ndryshimit të simboleve shtetërore? Feraj tregon se ç’do të sjellë qeveria e re

Kosova drejt ndryshimit të simboleve shtetërore? Feraj tregon se

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj shpreson që Kosova të shkojë drejt vendosjes të simboleve shqiptare.

Feraj thekson se ky nuk është veprimi më i ngutshëm në qeverinë e re, megjithatë mbetet për t’u parë.

“Shpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin. Unë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.

Unë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët. E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik”-deklaroi Feraj në RTV Ora.

Të fundit