Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, sot pritet shpërndarja e Parlamentit

Përmes një seance të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndajë legjislaturën aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Seanca vjen pasi subjektet politike janë shprehur publikisht pro qëndrimit për zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Gjatë seancës, do të duhet të votojnë 2/3 e deputetëve ose 80 vota. Seanca e sotme u thirr dhe u kërkua nga 93 deputetë në total.