Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Kur shkrimtarja austriake, Ingeborg Bachmann, shkruante “historia mëson, por nuk ka nxënës”, ajo fliste për raportet e përhershme problematike ndërmjet popujve dhe kujtesës së tyre. Për më tepër, ajo fliste për popujt të topitur, që nuk kanë kujtesë historike, pra, për popuj që nuk mësojnë asgjë nga historia. Duke e stigmatizuar këtë raport, ajo i thërriste popujt që të mësojnë nga kaluara.
Historia e popujve europianë, është e mbushur me ngjarje dhe momente të shumta dramatike, por nuk di të ketë ndonjë popull, që mos të ketë mësuar asgjë nga e kaluara, si shqiptarët.
Për ne, deri me tani, historia qe një mësuese e kotë. Ajo na ka mësuar dhe këshilluar përherë, por ne nuk qemë nxënës të mirë, përkundrazi, qemë nxënës të këqij.
Çuditërisht, vazhdojmë të jemi nxënës të tillë, dhe mos të mësojmë asgjë nga ajo.
Raportet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve gjithmonë kanë qenë dramatike, por ndër ne, kemi patur nxënës të këqij, të cilët, këto raporte dhe mosmarrëveshjet historike, kanë tentuar t’i kamuflojnë me do farë dokrrash, sajimesh dhe trillimesh nga më të çuditshme, në thelb ahistorike.
Perandoria Osmane, dihet botërisht që shqiptarët i la më të prapambeturit në Europë. Pikërisht kjo e vërtetë, gjatë viteve të fundit, u tentua të kamuflohet dhe të mohohet. Nga liderë, klerikë, historianë dhe nga publicistë.
Madje, shumë shqiptarë, gjatë kësaj kohe, ranë në delir, duke i shpjeguar këto raporte si vëllazërore, dhe, duke e krahasuar Perandorinë Osmane me NATO-n.
Kjo është marrëzi!
Secili që guxoi të fliste apo të shkruante kundër këtij ligjërimi, u stigmatizua dhe u anatemua keq nga qarqe të shumta neo-osmane ndër shqiptarë.
Dhe u promovua një diskurs linçues ndaj Perëndimit, vetëm për t' ia përkëdhelur pafundësisht sedrën Sulltanit të ri të Stambollit.
Vetëm tani kur ra maska e Turqisë, shqiptarët filluan të kuptojnë agresionin turk karshi shqiptarëve. Në fakt, ky agresion nuk ka filluar sot, por qyshkur kemi lejuar të harrohen krimet e shëmtuara që bënë osmanët mbi ne, dhe, të njëjtit i quajtëm "vëllezër."
Dhe kjo "vëllazëri", gjatë këtyre viteve është shndërruar në një bestytni primitive, të cilës, i besuan jo pak shqiptarë mendjerobër e kokëkrisur.
Në emër të kësaj vëllazërie, janë bërë allishverishe dhe veprime të dëmshme për Kosovën dhe Shqipërinë: në fushën e ekonomisë, të trashëgimisë kulturore dhe të arsimit.
Po në emër të kësaj vëllazërie, ka vepruar Hashim Thaçi, i cili u bë vegël në duar të tiranit të Stambollit, qeverisja e të cilit, në masë të madhe, është bazuar te intrigat dhe aftësia për të bërë intriga sa më shumë.
Gjatë këtyre viteve, kemi dëgjuar predikime të vrullshme, përbuzëse, patetike, për gjoja një “bashkëjetesë” përgjatë sundimit të gjatë osman, dhe jo për pushtim.
Gjatë këtyre viteve, kemi përjetuar përçmime dhe përbuzje nga ma të ndryshmet. Për shembull: kemi heqë Gjergj Kastriotin nga zyrat tona, kur një gjë e tillë është kërkuar nga Stambolli.
Pastaj, ua kemi falur pjesën vitale të ekonomisë.
Madje, për hir të kësaj vëllazërie, kemi dashtë Skënderbeun ta paketojmë, dhe ta shpallim një mit të kote, që ka prishë Pax Otomana.
Dhe, marrëzia ka shkuar aq larg, sa, në emër të kësaj vëllazërie, neve, mbetjeve osmane, na është kërkuar ta ndryshojmë dhe retushojmë historinë tonë, në këmbim të një historie të shkruar nën diktatin turk.
Të tentohet të kamuflohen raportet e tensionuara dhe dramatike, me do farë sentimentesh primitive, është njësoj sikur të tentohet të mbulohet dielli me shoshë.
Kështu jemi sjellë deri tani, kur ra maska e turpit. Dhe, ky është moment i mirë që ta ushtrojmë kujtesën dhe të fillojmë të bëhemi nxënës të mirë.
Ta kuptojmë se Turqia, ka ushtruar pushtet politik dhe jo politik qe një dekadë e më shumë në Kosovë dhe në Shqipëri. Dhe, kjo është bërë e mundshme, në saje të politikanëve palaço, pa parime dhe pa vlera: të Prishtinës dhe të Tiranës.
Kërcënimet e Erdoganit, ulërimat dhe britmat e 'të sëmurit të Bosforit', secilit shqiptar i ka të njohura dhe të qarta. Ato i ka dëgjuar shpeshherë në histori. I kanë ardhë nga Stambolli dhe nga Beogradi.
Hashim Thaçi, me qeverisjen e tij bashibozuke, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, i ka dëmtuar raportet e Kosovës me Perëndimin, dhe e ka futur atë nën kthetrat e Turqisë. Ai ka qeverisë me mentalitet tipik erdoganian.
E ka sfiduar shumë herë sinqeritetin e Perëndimit, ka manipuluar skenën politike dhe opinionin publik, me dokrra, duke i premtuar Europë, por duke e afruar me Turqi.
Tani duhet ta themi qartë: ndikimi i madh turk në Kosovë, ka ardhë përmes qeverisjes orientale të Thaçit. Ai, për vite tëra predikoi hapur vëllazërinë me Erdoganin. Prandaj, ai është përgjegjësi kryesor për kapjen e disa segmenteve të Kosovës nga Turqia.
Ne gjithmonë kemi besuar se hija e Gjergjit ende i tremb të sëmurët e Bosforit.
Dhe besojmë se, agresioni turk mund ta ndalet vetëm duke e forcuar aleancën me Perëndimin. Ashtu siç vepronte dikur Ibrahim Rugova.
Kjo thyerja e fundit e raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe turqve, është një shans që të bëhemi nxënës të mirë. Pra, përfundimisht, ta shkapim Kosovën nga Turqia. Sepse, aleancat me të, për ne gjithmonë kanë qenë të kobshme.
Kosova, duhet të kultivojë raporte korrekte me Turqinë, dhe kjo mund të ngjasë vetëm atëherë kur të krijohen kushte për raporte të qarta politike- dhe jo raporte nënshtruese, përbuzëse, gjoja vëllazërore, sepse, në politikë, raportet e tilla nuk ekzistojnë dhe janë mashtrim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38