Flash News

KRYESORE

Kosova e frikshme, rrëmben sulmuesin e Juventusit

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të përforcohet gjithnjë e më shumë. "Dardanët" kanë bërë një tjetër goditje në "merkato", pasi kanë arritur të bindin ish-lojtarin e e Juventusit, Andi Zeqirin.

Sulmuesi ka luajtur me të rinjtë e Juves, ndërkohë që ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës. Presidenti Agim Ademi ka patur një takim me të dhe ka arritur t'i marrë miratimin për ta ftuar në ndeshjet e radhës.

Kosova do të luajë kundër Maqedonisë në "play-off"-in e Nations League dhe ekipi ynë ka shumë shanse për të kaluar. Sulmi ka një "zot", pasi Vedat Muriqi është në formë fantastike, por në mungesë të tij, Zeqiri mund të jetë alternativë e mirë së bashku me Atdhe Nuhiun.

Të fundit