Flash News

KRYESORE

Kosova është e para diku... e treta ndër shtetet më fetare në botë

Kosova është e para diku...  e treta ndër shtetet më fetare

Sipas një liste të hartuar së fundi nga Gallup International Poll, Kosova është vendi i tretë më religjioz në Botë, së bashku me Indinë, Bregun e Fildishtë, Ganën dhe Papua New Guinea. Sipas raportit të këtij viti, vendi më religjioz në Botë është Tajlanda, ku 98% e popullsisë janë deklaruar besimtarë. Në vendin e dytë renditet Nigeria me 97%, ndërsa Kosova, India, Gana, Bregu i Fildishtë dhe Papua New Guinea ndajnë vendin e tretë me 94%. Kurse vendet më pak religjioze janë: Kina, Suedia, Çekia dhe Britania e Madhe.

Në këtë listë të Gallup International Poll, mungojnë vendet arabe, një pjesë e të cilave e kanë fenë zyrtare.

 

Të fundit