Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kosova është problem shumë më i madh për Serbinë, sesa Serbia për Kosovën
Intervistoi: Snjezhana Çongradin
Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë shkalla e parë në procesin e integrimeve moderne. Në masën që vendi im ka lëvizur përpara në këto procese po aq mund të thuhet se ai tashmë është faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi. Ata që janë jashtë këtyre proceseve, për këtë nuk mund të flas. Duhet nënvizuar se periudha e luftërave është pas nesh. Dhe këto luftëra nga ato më të këqijat, nga të cilat të gjithë dolën si „fitimtarë“, megjithëse ishin luftëra „të të humburve që në fillim“. Arti i shndërrimit të „humbjes“ në „fitore“ është pengesa kryesore për bashkëpunimin rajonal, dhe këmbëngulja në këtë „mjeshtri“ nuk të shpie askund. Të bësh politikën e „luftërave të papërfunduara“ është e mundur vetëm në mjedise që realisht nuk e kanë kuptuar dështimin e paraardhëseve.
Rajoni ka humbur 30 vite, dhe më së paku po kaq është vonuar në lidhje me botën bashkëkohore- vlerëson për gazetën „Danas“, Sherbo Rastoder, profesor në Universitetin e Malit të Zi, antar i rregullt i Akademisë së Shkancave dhe Arteve të Malit të Zi, Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve dhe Akademisë Diokleciane të Shkencave dhe Arteve.
Danas- A konstatoni, si puna e disa njohësve të ngjarjeve në rajon, një bashkëpunim të përkryer në mbështetjen e mostolerancës ndërnacionale për fitime dhe përfitime, të disa grupeve të individëve dhe elitave të tjera politike, ndërmjet, palëve gjoja në konflikt, të atyre që janë në pushtet në shtetet e cituara më sipër? E kam fjalën për ata që u imponojnë popujve të tyre një urrejtje kombëtare si diskurs bazë, ndërsa mes tyre bashkëpunojnë, mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për korrupsion?
Sh. R. Kur Perandori romak vendosi taksa për nevojtoret publike, të birit që e kundërshtoi, ia zhyti kokën në arkën ku mbaheshin paratë e taksave dhe i tha: „A mbajnë erë?“. Në përputhje me këtë, elitat e interesuara nuk kanë vlera morale dhe skrupuj që do t’i pengonin në bashkëpunimin e tyre që e ka origjinën në luftërat e paradokohëshme. Nacionalizmi në këtë tregti vjen si njëfarë garanti dhe asgjë më tepër.
Danas-A mendoni se është e mundur të tejkalohen konfliketet mes popujve të ish Jugosllavisë, ose më mirë të themi të tejkalohen ato qëllime të kobshme dhe gënjeshtrat e elitave politike?
Sh.R.-Po citoj Slavenka Drakuliçin: „Nuk ka pajtim pa të vërtetë“. Dhe deri te e vërteta është e vështirë dhe e dhimbshme të shkohet. Në mënyrë të veçantë e kanë të vështirë ata që janë pronarë të „elitës politike“. Dhe ju thatë se si janë ata. Por, parashikoj një „dashuri të re patologjike“ e cila do të bazohet në „të vërtetat vetëgënjyese“, ose më mirë të themi në floskulat ideologjike atëherë kur elitat ta kuptojnë se u janë shtërruar rezervuarët e „urrejtjes“. Kuptoj se gjithsecili, pra edhe Serbia ka „të vërtetën e saj“. Por, gjithsesi nuk e kuptoj nevojën që ajo të provohet në komunikim me „të vërtetat e tjera“. Problemi i Serbisë është vetëm në atë se „e vërteta e saj“ ndryshon nga ajo e të gjithë të tjerëve në rajon, dhe për këtë janë të vetëdijshëm promotorët e saj që e „kanë mbyllur të vërtetën në kufijtë e Serbisë“.
Danas- Si e shihni ecurinë e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke patur parasysh situatën momentale dhe pasojat e saj për tërë rajonin?
Sh.R.-Me këtë rast do t’i drejtohem një intelektuali të dëgjuar të Beogradit, mik i imi i dashur, i cili për fat të keq nuk është mes të gjallëve, të cilin një mbrëmje teksa ishim në Paris e pyeta: „Vërtetë mendoni se me një politikë të tillë mund ta mbani Kosovën?“. Mu përgjigj: „Askush nuk mendon kështu, por këtë askush nuk guxon ta thotë publikisht“. Mendoj se diku në nënvetëdijë kishte të drejtë, sepse miti për Kosovën në diskursin nacional serb ka një mangësi konstruksionale të vështirë për tu zgjidhur. Ajo mangësi nuk mund të zgjidhet pa shqiptarët. Pa u gjetur një gjuhë e përbashkët me ata, serbët do të duhet të heqin dorë nga shumë gjëra nga ky mit i konstruktuar. A janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë? Unë nuk e di këtë, përveçse mendoj se Kosova është problem shumë më i madh për vetë Serbinë sesa Serbia është problem për Kosovën. Koha është në anën e shqiptarëve dhe sa më shpejt ta kuptojnë serbët një gjë të tillë do të jetë mirë për të gjithë. „Inteligjenca e re“ shqiptare në Kosovë nuk është më ajo e kohëve të komunizmit e formuar me djersën e baballarëve të tyre „druprerës“, por është një inteligjencë që flet gjuhë të huaja dhe ka mbaruar universitetet më prestigjoze të botës. Kjo më së miri shihet në mbledhjet ndërkombëtare intelektuale në të cilat ata paraqiten pa komplekse dhe në mënyrë më kompetente se të tjerët, veçanërisht në krahasim me ata që u bëjnë oponencë nga „lidhjet patriotike“. Në këtë kuptim unë jam i prirur të mendoj se Serbia ka bërë një gabim diletantesk diplomatik. T’i bësh thirrje Rezolutës 1244, dhe të refuzosh bashkëpunimin me Hagën që është gjithashtu një institucion i OKB-së, është kuptuar si politikë e selektivitetit të palejueshëm në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Parimi sipas të cilit „njeh“ vetëm atë që të shkon për shtat edhe për fuqitë e mëdha është luks, ndërsa për vendet e vogla është „gabim“ i pafalshëm.
Danas- A shihni argumentim në pohimet sipas të cilëve zgjidhja e çështjes kosovare mund të shpjerë drejt pavarësisë, ose më mirë të themi shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnjë e Hercegovina?
Sh.R.-E di se ekzistojnë spekulime të tilla në kokat e romantikëve të papërgjegjshëm. Por kjo është thjesht e pakrahasueshme. Republika Srpska është rezultat i luftës dhe për shumë veta edhe „genocidit“. Problemi është se këtë nuk e njohin ata që ishin në Beograd dhe e pranojnë vetë aktorët e ngjarjeve (Nikoliç, Krstiç etj..).Ky është absurd i logjikës që më detyron të mendoj faktin se ndoshta në këtë moment unë jam më i fortë se ju. Por, nëse kam arritur të bashkoj të gjithë kundër vetes, atëherë argumenti i forcës mbetet i pakuptimtë. Sepse, si të shpjegohet fakti që pjesëmarrësit e ngjarjeve e pranojnë pjesmarrjen në „genocid“, ndërsa ata që e kanë vëzhguar nga një distancë e rehatshme pohojnë se „genocid nuk ka patur“. Nga ana tjetër, përse të mos e themi, Serbia, me ndihmën e ushtrisë së katërt në Europë për nga forca ushtarake „u shpëtua“ nga humbja e sigurtë në luftërat e paradokohëshme (duke filluar nga shembulli i „shpëtimit“ të rënies së Banja Llukës e deri në shembuj të tjerë). Shkurt, në realizimin e një skenari të tillë, lufta do të ishte e paevitueshme, dhe jam i sigurtë se edhe në Serbi një gjë të tillë askush nuk e dëshiron. Gjenerali Zhivota Paniç iu pat ankuar Sllobodan Millosheviçit se në luftërat e kaluara përqindja e mobilizimit në Serbi mezi arrinte 30%. Ky fakt lihet në heshtje, sepse gjasme demistifikon gatishmërinë serbe për luftime, ndërsa për mua ky është argumenti kyç për pajtim rajonal. Dhe në fund, jam i sigurtë se e dini, në bisedimet aktuale në të cilët u lajmërua mundësia e „marrëveshjes për ndryshimin e kufijve“, zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare, nga të cilat disa edhe shumë të afërt me Serbinë, ishin më se energjikë në qëndrimin se „nuk ka ndryshime të kufijve, bile edhe sikur të dyja palët të arrijnë të merren vesh me njëra tjetrën“.
Danas-Si e konsideroni regjimin e Aleksandër Vuçiçit ? A është ai, për mendimin tuaj, dikatator?
ShR.-Natyrisht, që ta them një gjë të tillë do të duhej të kisha në dispozicion informacione që nuk i kam. Për mua, me dijen time modeste, ky është një regjim i përzierjes së modernizmit me tradicionalizmin, populistët me reformatorët, nacionalistët me individualistët, që ngjason me regjimet tjera në rajon. Këto regjime kanë më shumë probleme me vetveten, sepse është e vështirë t’i përcaktosh. Ka shumë rëndësi që Serbia, e cila objektivisht ka potencialin demokratik më të madh në rajon, të jetë lider në demokraci dhe jo dikush që shkakton dyshime.
Danas- Ku qëndron dallimi, kur bëjmë fjalë për Vuçiçin në raport me shtetarët e tjerë të rajonit?
Sh.R.-Vëtëm në atë se mua më duket se ai ka nevojë që vazhdimisht ta krahasojë veten me dikë, duke besuar se, si edhe të gjithë të tjerët, ai është më i miri. Vlera e liderit nuk matet sipas asaj se çfarë mendon ai për vetveten, por kjo i lihet gjykimit të popujve që ata drejtojnë. Këtu ai nuk ka ndonjëfarë konkurence në rajon.
Danas- Si i shihni marrëdhnëiet aktuale mes Malit të Zi dhe Serbisë? Ekzistojnë shumë fakte evidente mbi përzierjen e Serbisë në përpjekjet për grusht shteti në vitin 2016. A shihni ju këtu ndonjëfarë marrëdhënie që e tejkalon të përgjithshmen dhe reduktohet në interesin personal?
Sh.R.-Më duket se në këto marrëdhënie ekziston një absurd i vogël. Shtetet obejktivisht më të afërta kanë marrëdhënie më të mira mes elitave sesa mes njerëzve të zakonshëm dhe kjo ndodh për herë të parë në histori. Politikat autiste janë pengesë për komunikimin e rregullt, i cili dikur ishte shumë intensiv. „Grushi i shtetit“ nuk është ngjarje e cila mund të dëmtojë marrëdhëniet ekzistuese, por mund të jetë justifikim mjat i mirë për ata që e synojnë prishjen e marrëdhënieve. Përsa i përkët involvimit të Serbisë në të gjithë këtë, më shumë mendoj se kjo është tregues i vetëdijës si „predispozicion anti-NATO“, e cila shfrytëzohet në mënyrë tejet diletante, sesa i një aktiviteti të organizuar. Procesi gjyqësor është në vijim e sipër. Le të presim. Mendimin mbi Malin e Zi dhe Serbinë vazhdojnë ta profilizojnë akoma ata njerëz, idetë e dikurshme të të cilëve dolën të gabuara. Malin e Zi është e vështirë nganjëherë ta kuptojnë edhe vetë malazezët dhe për këtë i kuptoj disa në Serbi që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38