Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave pritet të jetë një nga sfidat edhe për Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.
Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Njohësit e çështjeve integruese evropiane rikujtojnë se që nga viti 2010, liderët e Kosovës kanë premtuar heqjen e vizave, ndërkohë që sipas tyre, ka munguar vullneti për të bërë edhe dy hapat e fundit.
Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se fillimi i punës së Qeverisë së re është më se i mirëseardhur, në veçanti sa i përket përmbylljes së çështjeve dhe obligimeve karshi Bashkimit Evropian.
Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriteret e BE-së janë të qarta sa i përket liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, puna e Qeverisë së re, duhet të fokusohet ndër të tjera në plotësimin e tyre.
Sipas saj, do të shtohen angazhimet, duke kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të intensifikojnë punën për plotësimin e kritereve.
“Tani për tani Kosova ka obligime dhe duhet përmbushur. Pas plotësimit të kushteve, atëherë vazhdon procesi i koordinimit me institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave. Qeveria e re dhe unë personalisht, si ministre, jemi të përkushtuara që të kemi një qasje proaktive në avancimin e agjendës evropiane”, thotë Hoxha.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se Kosova ka mbetur vonë në procesin e liberalizimit e vizave dhe si rrjedhojë, institucionet dhe liderët politikë duhet të bashkëpunojnë dhe t’i kryejnë obligimet në mënyrë që qytetarët të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Avni Mazreku, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht procesi i liberalizimit të vizave është i bllokuar te çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Ky bllokim, sipas Mazrekut, do të vazhdojë derisa nuk ka një kompromis nacional ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitë.
“Ky kompromis nacional duhet t’i tejkalojë ndarjet partiake, klanore, politike eventuale dhe duhet të ketë një kompromis nëse vërtet kjo klasë politike dëshiron të shtyjë agjendën tutje. Mendoj se nuk do të duhej të kishte vonesa nëse kjo klasë politike e ka vullnetin politik që të shtyjë përpara agjendën shtet-formuese të Kosovës”, konsideron Mazreku.
Kurse, Fatmir Curri, po ashtu, njohës i integrimeve evropiane thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova vitin e kaluar e ka humbur mundësinë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për kosovarët, duke i caktuar dy kushtet e fundit, atë për luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Curri konsideron se tani kjo çështje për Kosovën ka ngecur keq.
“Momenti që ka qenë për Kosovën vitin e kaluar, nuk është këtë vit. Evropa po përballet me një valë të madhe të migrimit masiv nga vendet e Afrikës së Mesme përmes Mesdheut, kryesisht përmes Spanjës dhe Italisë. Pastaj vetë azilkërkuesit nga luftërat e Sirisë kanë nxitur reagime te vendimmarrësit e BE-së dhe te popullata rreth gatishmërisë për të pranuar vende të reja që t’u hiqen vizat”.
“Natyrisht, ne presim angazhim dhe dinamikë të shtuar, sidomos te kriteri i parë për Kosovën, i cili është më i prekshëm sa i përket luftimit të korrupsioni dhe krimeve të larta që e ka cekur Komisioni Evropian”, thekson Curri.
Curri mendon se për të shkuar përpara çështja e liberalizim të vizave, fillimisht duhet punë më e madhe në Kosovë për kriteret e mbetura dhe po ashtu një konsensus i gjerë politik.
“[Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit] duhet të finalizohen siç duhet, që nënkupton që të sigurohet pranueshmëria [në BE]. [Nevojitet] Konsensusi i gjerë, aprovimi i demarkacionit, zbatimi dhe dinamikë e shtuar në kriterin e luftimit të korrupsionit”, shprehet Curri.
Për shkak të mospërmbushjes së kritereve të fundit, qytetarët e Kosovës mbeten ende të vetmit në këtë pjesë të Evropës të izoluar.
Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë. /REL/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38