Flash News

KRYESORE

Kosova i hap ‘luftë’ Shqipërisë për talentin e Bajernit: Ne kemi drekuar me familjarët e tij

Kosova i hap ‘luftë’ Shqipërisë për talentin e

“Kam qenë për drekë me familjarët e tij. Shabanit i duhet edhe pak kohë për të vendosur, por mund të them se është shumë pranë Kosovës”, kështu u shprehur trajneri i Kosovës, Bernard Shalandes në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Azerbarbaizhanit.

Deklarata e tij hedh poshtë qëndrimin e trajnerit Panuçi, i cili pohoi se 19-vjeçari është pranë Kombëtares shqiptare.

Shabani aktualisht stërvitet me ekipin e parë të Bajernit të Mynihut teksa u aktivizua edhe në disa ndeshje miqësore nga trajneri Niko Kovaç, ndërsa aktualisht luan rregullisht me skuadrën e dytë, ku në 6 ndeshje ka realizuar 3 gola.

Rasti i ngjashëm si i Shabanit ishte edhe ai i talentit të Genkur, Edon Zhegrova, i cili pas shumë dyshimesh vendosi të luante për Kosovën duke refuzuar ftesën e Kombëtares kuqezi.

Të fundit