Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Kosova ka veton për anëtarësimin e Serbisë në BE, të mos e djegë për flamurin në OKB”
Diplomati Shaban Murati kërkon nga udhëheqësit në Prishtinë që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos pranojnë kërkesën e Brukselit për një marrëveshje me Serbinë, ku kjo e fundit nuk do të detyrohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Murati citon deklaratën e ish-kryeministrit suedez, Karl Bildt, i cili është shprehur se Kroacia dhe Kosova kanë në dorë të vendosin veton ndaj Serbisë për anëtarësimin në BE, nëse Beogradi nuk pranon të zgjidh çështjet e kufijve. Ndonëse Prishtina nuk është anëtare e BE-së, “e fiton” këtë veto për shkak të vendimit të Komisionit Europian për të mos pranuar asnjë anëtar të ri që ka probleme me kufijtë.
Sipas Muratit, Kosova duhet të kërkojë me ngulm njohjen reciproke dhe ky duhet të jetë objektivi i parë, pa u joshur nga një anëtarësim në UNESCO apo OKB, duke toleruar mosnjohjen nga Serbia. Ai sjell në vëmendje rastet Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjes, shtetet me të cilat Serbia ka bërë luftë dhe në fund u detyrua t’i njohë si shtete të pavarura.
“Kërkesa e parë dhe e fundit në një marrëveshje të re detyruese duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Prishtina do të devijojë nga ky objektiv strategjik imediat dhe do të verë firmën në ndonjë marrëveshje, ku shpërblimi do të jetë një anëtarësim në OKB pa njohjen si shtet, kjo do të quhet një autogol i madh i udhëheqjes së Kosovës, (për të mos përdorur një term akoma më të rëndë, që e preferon populli). Prishtina, siç e ndriçoi me largpamësi diplomati i madh suedez, ka tani në dorë veton e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE. Është një rast i artë diplomatik, që nuk duhet ta djegë për flamurin në OKB. Është një kartë e artë diplomatike, që duhet t’i shërbejë interesit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës për kushtin e parë dhe të fundit: njohja e Kosovës si shtet nga Serbia. Asnjë kompensim tjetër nuk mund të vihet në plan të parë, as UNESCO e as OKB. Ndaj thirrja ime drejtuar presidencës, qeverisë dhe diplomacisë së Kosovës është që në mënyrë kategorike produkti i një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve fqinje”, shkruan Murati.
Prishtina bllokon heqjen e doganave me Shqipërinë. Ambasadori në Tiranë: Nuk është momenti i duhur