Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kosova ‘kërcënon’ sërish qeverinë shqiptare: Hiqni taksën nga Rruga e Kombit, ose s’i dihet ku del hesapi!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, deputet në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga qeveria shqiptare anulimin e taksës në Rrugën e Kombit.
AI shkruan se qytetarët e Kosovës për vajtje-ardhje duhet të paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se karburanti që shpenzojnë, ose Kosova do të përgjigjet me të njëjtën formë.
“Lajm i mirë që është rritur importi i mallrave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harrojnë se për më pak se 80 km autostradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qytetarët e Kosovës, vajtje-ardhje, paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se sa karburanti që e harxhojnë. Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë, dhe është mirë të rikonsiderohet, sepse nëse edhe Kosova fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!”, shkruan në rrjetet sociale deputeti.
Po ashtu, paralajmërim me taksë për Shqipërinë ka bërë më herët edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.