Flash News

KRYESORE

Kosova konfirmon dy raste të reja me COVID-19, shkon në 5 numri i të infektuarve

Kosova konfirmon dy raste të reja me COVID-19, shkon në 5 numri i

Kosova konfirmoi dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar numrin total të të prekurve në 5. Rastet e reja janë në Viti dhe Malishevë,  raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës. Rastet janë një 42-vjeçar, që ka pasur kontakt me pacientin “zero”, si dhe një 37-vjeçare, shtetase kosovare, me qëndrim në Itali, e cila ka ardhur në Kosovë dhe vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

“Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Të fundit