Flash News

KRYESORE

Kosova 'kundër' Shqipërisë. Thaçi: Në OKB do të votonim si Amerika

Kosova 'kundër' Shqipërisë. Thaçi: Në OKB

Presidenti Hashim Thaçi, në një prononcim për gazetën Express, ka thënë se Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB-së. Shqipëria ishte në grupin e vendeve që dolën kundër, duke votuar pro një 'rezolute' të kërkuar nga Turqia dhe Jemeni, për të dënuar njohjen nga Trump të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.  

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës", tha Thaçi.

Ai shtoi se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, "pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje".

Rezoluta e OKB’së është jo detyruese cka e bën atë simbolike, por votimi ka vënë në pah tërmetin që ka shkaktuar në politikën botërore vendimi i Trump për të thyer një konsensus ndërkombëtar 50-vjeçar për statusin e Jerusalemit. 

Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, dhe disa të tjerë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan.

Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Tirana zyrtare.

Të fundit