Flash News

KRYESORE

Kosova me yjet e Superligës humbet 1-0 me Suedinë

Kosova me yjet e Superligës humbet 1-0 me Suedinë

Kosova sot luajti një miqësore interesante me Suedinë në Katar, aty ku humbi 1-0. Interesante, sepse trajneri Challandes kishte zgjedhur disa lojtarë nga kampionati vendës. Kështu bënë edhe suedezët, të cilët nuk morën 3 pikë si në ndeshje kompetitive, por një fitore domethënëse ndaj një kombëtareje që po rritet.

Dardanët u ndeshën si të barabartë me suedezët në ndeshjen e zhvilluar në Doha. Lojtarët nga Superliga e Kosovës qenë Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.

Në pjesën e dytë u provuan edhe Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Jetmir Topalli, Valmir Veliu, Lapidar Lladrovci, Rron Broja dhe Arb Manaj. Goli i Suedisë u shënua në minutën e 75-të nga Simon Hedlund.

Të fundit