Flash News

KRYESORE

Kosova merr ‘OK’ nga Parlamenti Europian

Kosova merr ‘OK’ nga Parlamenti Europian

Kosova mund të marrë pjesë në disa programe të Bashkimit Europian. Marreveshja u miratua nga Parlamenti Europian dhe cilesohet si mbeshtetje për Kosovën në rrugën e integrimit europian.

Parlamenti Evropian votoi gjerësisht në favor të pjesëmarrjes së Kosovës në disa programe të Bashkimit Europian. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, njëkohësisht zëvendêspresidente e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, e ka vlerësuar këtë votim tê gjerë si angazhim dhe mbështetje për Kosovën në rrugën e integrimit europian. Sipas, Lunaçek, pjesëmarrja e Kosovës në programet e Bashkimit do të forcojë perspektivën evropiane për qytetarët e Kosovës dhe do të thellojë marrëdhëniet mes tyre dhe qytetarëve të Bashkimit Europian.

Marrëveshja do të lejojë pjesëmarrjen graduale në disa programe të Bashkimit për Kosovën, duke ofruar një mundësi për të promovuar lidhje të mëtejshme për politikën mjedisore, shkencore dhe kulturore të Bashkimit Europian. Një rêndësi e veçantë në këto programe i kushtohet mundësisë për studime, specializime, si dhe shkëmbimet arsimore të studentëve dhe të profesorëve tê Kosovës në universitete të shteteve anëtare tê Bashkimit Europian në kuadrin e programeve të Erasmus +.

Pas votimit, raportuesja Ulrike Lunaçek u ka bërë thirrje politikanëve dhe partive të Kosovës që të formojnë me shpejtësi një qeveri me një frymë proevropiane për të vazhduar rrugën e reformave të integrimit dhe për të avancuar në proçesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që ky të bëhet realitet për qytetarët e Kosovës.ABCnews

Të fundit