Flash News

KRYESORE

Kosova miraton formimin e ushtrisë, reagon BE

Kosova miraton formimin e ushtrisë, reagon BE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me  107 vota pro,  asnjë  kundër dhe 1 abstenim formimin e ushtrisë së saj, në sajë të tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e FSK në Forca të Armatosura.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijançiç ka thënë se mbajnë qëndrim të njejtë si NATO ndaj formimit të kësaj ushtrie.

“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Europian vazhdon të mbajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kocijançiç.

Të fundit