Flash News

KRYESORE

Kosova në heshtje zgjedhore, nesër votohet për kryeministrin e ri

Kosova në heshtje zgjedhore, nesër votohet për kryeministrin e ri

Pas fushatës intensive, sot ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe hyn në fuqi 24 orë para fillimit të zgjedhjeve.

Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor.

Në garën për të hyrë në Kuvendin e Kosovës janë dy koalicione të mëdha PDK-AAK-Nisma dhe disa parti të vogla, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kurse Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme. E vetme ka vendosur të garojë edhe Partia Fjala, raporton RTK.

Në garë janë edhe disa parti të komuniteteve joshqiptare. Votimet fillojnë të dielën në ora 07:00 dhe vendvotimet mbyllen në ora 19:00.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për ta formuar qeverinë, një parti apo koalicion qeverisës, duhet ta ketë së paku shumicën e thjeshtë parlamentare.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë  rreth 1 milion e 873 mijë qytetarë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se gjithçka është gati për zgjedhje, ndërsa do të jenë të hapura 889 qendra të votimit.

Të fundit