Flash News

KRYESORE

Kosova në kërkim të talenteve, ftesë kapitenit të Serbisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) pritet të ftojë në Kombëtare kapitenin e Serbisë U19, Arton Zekaj. Sipas mediave, mesfushori 19-vjeçar që aktivizohet me ekipin e dytë të Lilës në Francës do të inkuadrohet fillimisht në ekipin U21.

“Zekaj është në proces të konfirmimit të dokumenteve dhe se Federata e Futbollit e Serbisë mund të zvarrisë procesin pasi është një rast i ndërlikuar për shkak të raporteve që kemi si dy shtete. 19 vjeçari ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kosovën dhe se pasi të kompletohen të gjitha dokumentet, ai do t’i bashkohet përfaqësueses U-21”, ka deklaruar zyrtari i FFK-së, Zgjim Sojeva.

Megjithatë, një vit më parë, Zekaj shprehej hezitues për mundësinë për të veshur fanellën e ‘Dardanëve’.

“Nuk kam marrë asnjë thirrje, as nuk kam menduar kurrë për këtë në atë drejtim. Më besoni, koka ime është e plotë, telefoni nuk ndalet duke kumbuar. Nuk e di më se për çfarë duhet të flas kur nuk ka bazë për asnjë polemikë apo shpjegim”, u përgjigj Zekaj pas lajmeve të publikuara në media e mohoi një gjë të tillë.

“Është përmendur se do të luaja për Kosovën në rast se nuk ftohem prej Serbisë. Është krejtësisht e pasaktë, askush nuk duhet të kushtëzoj askënd”, ishin fjalët e tij.

Të fundit