Flash News

KRYESORE

Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, paraqitja historike e saj

Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 tashmë janë këtu dhe shteti më i ri që iu është bashkuar atyre është Kosova. Një paraqitje historike kjo për Kosovën në këto lojëra që zhvillohen në Korenë e Jugu.  

Sipas planifikimit ceremonia hapëse ka nisur në orën 12:00 dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë kryer parakalimin e tyre. Rreth orën 13:00 është paraqitur zyrtarisht edhe Albin Tahiri, garuesi i vetëm nga ky shtet me katër shoqëruesit e tij.

Albin Tahiri e ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpin. Dalja e parë e tij do të jetë në 11  shkurt në lëshim të shpejtë, ndërsa nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut, shkruan tg.

Të fundit