Flash News

KRYESORE

Kosova në luftë tregtare me Serbinë, rritet në 100% taksa për mallrat serbe

Kosova në luftë tregtare me Serbinë, rritet në 100% taksa

Një ditë pasi dështoi të anëtarësohej në Interpol, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rritur taksën për mallrat e Serbisë nga 10% në 100%.

"Nga sot t'i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja", deklaroi pas mbledhjes ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruhet ‘Kosova e Metohija’.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e mbështet këtë vendim.

"Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. Cefta nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrah propozimin e juaj", është shprehur Haradinaj.

Sa i përket dështimit në Interpol, asnjë zyrtar i lartë nuk ka marrë përgjegjësi, por Qeveria dhe Presidenca janë fokusuar vetëm te akuzat ndaj Serbisë.

Të fundit