Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kosova në udhëkryqin e sajuar nga presidenti i saj në modelin e Viktor Janukoviç!
Enver Bytyçi
Dje janë bërë dy deklarata: Në Zërin e Amerikës ishte zoti Thaçi, nga ku vazhdoi të këmbngulë për ndarjen e Kosovës. Në Neë York Times u botua një editorial i zotit Haradinaj, ku zotohet se nuk do të lejojë në asnjë rrethanë ndarjen e Kosovës. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës shfaqen kështu në të njëjtën ditë në mediat prestigjioze të Amerikës në kundërshti të hapur me njëri-tjetrin sa i përket integritetit territorial të vendit. Zotit Haradinaj i erdhi në ndihmë kroati prominent Stipe Mesiç, i cili nga Tirana e 28 nëntorit dërgoi mesazhin kuptimplotë. "As Milosheviçi nuk mundi ta ndajë Kosovën"!, tha ai.
Por vendosja e taksës duket se po shfrytëzohet në Beograd për të realizuar një skenar "të faktit të kryer"! Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen dhe nuk duan që t'u binden autoriteteve të Prishtinës. Justifikimi: - Ne jetojmë nën presionin e qeverisë së Haradinajt për shkak të venies së taksës për mallrat serbe. Në fakt ky vendim erdhi ende pa u ndjerë asnjë pasojë e vendimit të qeverisë për taksën në fjalë. Çka do të thotë se vendimi është politik, i urdhëruar nga Beogradi dhe i orkestruar nga një plan B. Ky plan B lidhet me skepticizmin e qeverisë dhe presidentit të Serbisë për realizimin e projektit të tyre për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Pengesa Haradinaj shihet si tra i pakapërcyeshëm për ndarjen e Kosovës "me marrëveshje"!.
Në këto kushte duket se ka nisur një skemë e re. Rebelimi i komunave me shumicë serbe. Njësoj si në enklavat ruse në lindjen ukrainase, si në Krime, në Abkazi dhe Osetinë e Jugut. E njëjta metodë, e njëjta mendësi, e njëjta strategji. Skemën ukrainase e mbështeti asokohe vetë presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç. Skemën e Beogradit po e mbështet aktualisht vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Janukoviç përfundoi në azil në Moskë. Thaçi ka mundësi të kërkojë dhe ai azil në Beograd ose në Moskë. Janukoviç la pas tij një konflikt shumëvjeçar midis Ukrainës dhe Rusisë. Thaçi do të lejë pas tij një konflikt ndoshta dekadash të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës. Njerëzit e Kremilinit janë e njëjta rracë. Fusin sherrin te popujt e tyre dhe më pas le t'i dalë tymi gjithçkaje!
Ky është mesazhi që Hashim Thaçi dha dje te Zëri i Amerikës. Asnjë hap prapa në rolin që ai ka marrë për ta shkatërruar shtetësinë e Kosovës dhe cënuar territorin e saj! Dhe gjithçka ai po e shet në përfundim të vizitës në Uashington si projekt amerikan. Në fakt Amerika nuk duket se është për ndarjen e Kosovës. Sekretari i Shtetit, me të cilin u takua Thaçi, nuk jep asnjë insinuatë të tillë. Bolton, ndoshta në takim me presidentin e Kosovës ka dhënë ndonjë sinjal mbështetjeje, sepse ai është shprehur hapur kundër shtetësisë së Kosovës që para shpalljes së pavarësisë. Por Bolton nuk është Amerika! Thaçi ka aftësinë që të shfrytëzojë çdo gjë antikosovare për ta realizuar projektin e tij serb!
Konflikti ashpërsohet dhe merr përmasa në rastin kur kryeministri i Shqipërisë i ka ndarë shqiptarët "në gomerë e në tradhëtarë"! Ai është shfaqur në Pejë hapur pro planit serb të ndarjes së Kosovës, duke luajtur rolin e një Janukoviçi numër dy! Kjo mbështetje i jep Thaçit kurajo ta thellojë konfliktin në Kosovë dhe ta sjellë atë në zgrip, në kufijtë e një konflikti gati civil. Nëse Rama dhe Thaçi vazhdojnë të luajnë rolin e regjizorëve dhe aktorëve në zbatimin e skenarëve rusë e serbë, atëherë ka mundësi që Kosova të shkojë drejt një konflikti civil. Zhvillimet e reja në veri të vendit janë sinjali i krijimit të një situate të tillë.
Ndërkohë institucioneve të Kosovës u shtohet edhe një vështirësi e re. Ato do të jenë në çoroditje, sepse do t'u duhet të veprojnë nën ndikimin e dy faktorëve të kundërt. Nga njëra anë mbi to ndikon presidenti dhe nga ana tjetër ndikon qeveria. Kjo çoroditje do të jetë asi serb i shkatërrimit të Kosovës. Nëse Prishtina zyrtare e kupton këtë lojë dhe këtë skenar, do të duhet që ta shkarkojë më urgjencë presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe t'ia ndalojë Edi Ramës të merret me Kosovën! Ndryshe situata do të shkojë keq e më keq dhe në kushtet kur Ramush Haradinaj ka vendosur ta mbrojë atdheun prej Milosheviçëve të kohës së sotme, treshes Thaçi-Rama-Vuçiq, përplasja civile është e pashmangshme. Por edhe nëse nuk do ta bëntë këtë Hardinaj, do të dilnin forca të tjera patriotike, të cilat do të viheshin në mbrojtje të atdheut me emrin Kosovë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38