Flash News

KRYESORE

Kosova përfshihet në agjendën e Interpol, Rusia nuk kundërshton

Kosova përfshihet në agjendën e Interpol, Rusia nuk

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është përfshirë në agjendën e mbledhjes së kësaj organizate në Dubai. Kosova kërkon prej vitesh anëtarësimin në këtë organizatë të rëndësishme, ndërkohë që nesër shtetet anëtare do të votojnë për të marrë vendimin përfundimtar.

Rusia, shtet që synon të marrë kryesimin e Interpol, nuk u shpreh kundër përfshirjes së kërkesës kosovare në agjendë. Serbia ishte një prej vendeve që kundërshtoi hapur kërkesën, ndërkohë që në këtë nismë iu bashkuan vetëm Spanja, Qipro, Kina, Siria, Venezuela dhe Suriname.

SHBA, Franca dhe Guyana ishin tre shtetet që folën pro përfshirjes së Kosovës në agjendë.

Kosova aplikoi edhe vitin e kaluar për t’u bërë pjesë e Interpol, por sipas raportimit të Jerusalem Post, autoritetet në Prishtinë u tërhoqën pas presionit amerikan.

Sipas medias izraelite, Uashingtoni kishte organizuar një plan, ku bllokimi i Kosovës do të shkëmbehej me bllokimin e anëtarësimit të Palestinës në Interpol, por strategjia e amerikanëve doli e dështuar, pasi Prishtina mbeti jashtë organizatës së rëndësishme, ndërsa palestinezët u bënë anëtarë.

Kosova në luftë tregtare me Serbinë, Arben Ahmetaj shkon në Beograd dhe premton thellim të bashkëpunimit me serbët

Të fundit