Flash News

KRYESORE

Kosova pjesë e “Mini-Shengenit”, Vuçiç i lumtur: S'do të ketë më befasi me taksa e tarifa

Kosova pjesë e “Mini-Shengenit”, Vuçiç i lumtur:

Një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovë ishte dhe pjesëmarrja e këtyre të fundit në të ashtuquajturën "Mini-Shengenin Ballkanik".

Kjo ishte një kërkesë e Serbisë dhe fillimisht delegacioni nga Kosova e kishte kundërshtuar, por më pas u gjet dakordësia. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e fsheh gëzimin për dakordësimin e kësaj pike, duke e cilësuar shumë të rëndësishme për vendin e tij.

Vuçiç shprehet se me pjesëmarrjen e Kosovës në “Mini-Shengen” nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa, duke theksuar se ekonomia e Serbisë ka humbur ka humbur gjymsë miliardi euro vetëm për një vit për shkak të taksës të vendosur nga qeveria "Haradinaj".

“Rëndësi ka që ata janë obliguar në marrëveshjen e tyre me amerikanët që t’i qasen minishengenit. Pse kjo është e rëndësishme për ne? Nuk ka rëndësi se e kujt është ideja, e ka qenë e jona, me këtë do të kemi tregun e përbashkët. Nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa e kështu me radhë. Me këtë do të sigurojmë qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Kjo është me rëndësi së pari për serbët e Kosovës, e pastaj për qytetarët tanë, për të gjithë Serbinë.

Ekonomia jonë ka humbur gjymsë miliardi euro vetëm për një vit për shkak të taksës. Dicka të tillë më nuk do të ketë. Ne kemi ekonominë më të fuqishme, prandaj është i rëndësishëm minishengeni për ne, paçka se nga kjo do të përfitojnë edhe të tjerët. Por ne ndihemi mirë edhe për të tjerët. Por, Serbia përfiton shumë nga kjo dhe për këtë jam shumë i lumtur. Pas kësaj mbeten vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi t’i qasen minishengenit. Në këtë mënyrë do të ulim shpenzimet operative për 3,4 e më vonë 6, 7%, duke i dhënë imput dhe impuls shtesë zhvillimit tonë ekonomik”, ka deklaruar Vuçiç në një intevistë për mediat.

 

Të fundit