Flash News

KRYESORE

Kosova propozon 'Konsull Nderi' nipin e Sadri Abazit, ministri Cakaj e refuzon

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emërohet konsull nderi në Shqipëri. Në notën verbale te dates 23 Maj të ambasadës së Shqipërisë në Kosovës, që drejtohet nga Qemal Minxozi, shkruhet se  Cakaj nuk e ka miratuar kandidaturën e Z. Arbër Abazi, pa dhënë detaje mbi arsyet e mundshme.

Biznesmeni eshte nipi i deputetit socialist, Sadri Abazi dhe njihet si nje nder perfituesit me te medhenjë të tenderave në vend nga të gjitha institucionet me kompanine e ndertimit “Alko Impex”.

Ne QKB, sqarohet se aktiviteti i firmes eshte 'ndertimi dhe rikonstruksioni i godinave civile dhe industriale mbi 5 kate. Ndertimi i autostradave dhe i rrugeve te tjera dytesore, daljet e aeroporteve e fusha sporti. Nderimi i objekteve me stacione pompimi, ujesjellsa e kanalizime".

Më herët, kreu i diplomacisë refuzoi edhe kandidaturën e biznesmenti të dyshimtë, Julian Morina, që u propozua nga autoritetet kosovare.

Miliona euro nga PPP për nipin e Sadri Abazit/ Historia e ‘Uslugës’ që u bë ‘Alko Impex’ për të fshehur gjurmët e deputetit. Raporti i OSBE: Abazi i dha Ramës 1.3 milion € për zgjedhjet

 

Të fundit