Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kosova propozon 'Konsull Nderi' nipin e Sadri Abazit, ministri Cakaj e refuzon
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emërohet konsull nderi në Shqipëri. Në notën verbale te dates 23 Maj të ambasadës së Shqipërisë në Kosovës, që drejtohet nga Qemal Minxozi, shkruhet se Cakaj nuk e ka miratuar kandidaturën e Z. Arbër Abazi, pa dhënë detaje mbi arsyet e mundshme.
Biznesmeni eshte nipi i deputetit socialist, Sadri Abazi dhe njihet si nje nder perfituesit me te medhenjë të tenderave në vend nga të gjitha institucionet me kompanine e ndertimit “Alko Impex”.
Ne QKB, sqarohet se aktiviteti i firmes eshte 'ndertimi dhe rikonstruksioni i godinave civile dhe industriale mbi 5 kate. Ndertimi i autostradave dhe i rrugeve te tjera dytesore, daljet e aeroporteve e fusha sporti. Nderimi i objekteve me stacione pompimi, ujesjellsa e kanalizime".
Më herët, kreu i diplomacisë refuzoi edhe kandidaturën e biznesmenti të dyshimtë, Julian Morina, që u propozua nga autoritetet kosovare.